Bastisjes e Speciales, në cak bashkëpunëtorët e ish-krerëve të UÇK-së

Pas bastisjeve, nën pranga përfunduan Ismet Bahtijari, Sabit Januzi si edhe dy ish-eprorët e UÇK-së, Isni Kilaj e Haxhi Shala

Artan Behrami për disa vite punoi si këshilltar i Hashim Thaçi, derisa ky i fundit mbajti poste të ndryshme.

Derisa drejtori i dikurshëm politik i UÇK-së, po gjykohet në Hagë me akuza për krime lufte të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Behramit në Prishtinë, i është bastisur vendbanimi.

Kjo është bërë nën dyshimet për pengim të administrimit të drejtësisë, por veprimet e ZPS-së Behrami i konsideron si politike.

“ Kanë për qëllim frikësimin e popullatës. Kanë qëllim fatkeqësisht edhe frikësimin e dëshmitarëve, kanë qëllim frikësimin e të gjithë atyre të cilët në çfarëdo forme demokratike, legale mundohen me ju kundërvy padrejtësive të kësaj gjykate. Me ju dhënë një mesazh që secili është i rrezikuar, secili është target”, ka thënë Behrami.

Sikur Behramit, në fundin e tetorit dhe fillimin e nëntorit, Specialja bastisi edhe pronat e dy ish-këshilltarëve të tjerë të Thaçit, Blerim Shalës e Ismail Sylës.

Në gjithë këto bastisje, avokat ishte Artan Çerkini, i cili thotë se aty u shkel Kushtetuta e Kosovës, si dhe konventa evropiane për të drejtat e njeriut.

“Urdhri për bastisje duhet që të jetë në harmoni me këto dokumente, ngase me një urdhër për bastisje cenohen vlerat e mbrojtura me kushtetutë. Përshembull me urdhërin për bastisje cenohet e drejta e privatësisë… Poashtu cenohet edhe një e drejtë tjetër e garantuar me kushtetutë e ajo është paprekshmëria e banesës”,  ka thënë Çerkini.

Të gjitha bastisjet, Çerkini thekson se u kryen, përkundër që Gjykata nuk kishte dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale.

“Gjykata kur të vendosë ta lëshoj një urdhër për bastisje duhet që ta arsyetoj vendimin se ekziston një dyshim i bazuar se personi e ka kryer veprën në fjalë dhe pse bastisja është e nevojshme dhe a është mjeti i vetëm i domosdoshëm që të sigurohet ndonjë provë që mund të jetë relevante për procedurën penale. Mendoj se këto elemente urdhërave për bastisje u kanë munguar”, ka shtuar Qerkini.

Në shkurt të vitit 2023, Specialja bastisi edhe shtëpinë e këshilltarit tjetër të Thaçit, Adil Behramaj.

Ndonëse këto kontrolle nuk përfunduan me ndonjë arrestim, ndryshe shkuan gjërat në katër raste të tjera.

Pas bastisjeve, nën pranga përfunduan Ismet Bahtijari, Sabit Januzi si edhe dy ish-eprorët e UÇK-së, Isni Kilaj e Haxhi Shala.

Këta të fundit, në raste të ndara, akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për t’u vënë menjëherë në masën e paraburgimit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika