Bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, Haxhiu: Plan për të dëmtuar ministrin Peci e Qeverinë Kurti
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas bastisjeve të Policisë në Ministrinë e Bujqësisë ka deklaruar se ka një plan “për të dëmtuar ministrin në detyrë, Faton Peci dhe Qeverinë Kurti”. “Jam shumë e bindur që ministri Peci e ka bërë një punë të jashtëzakonshme sa ka qenë dhe sa vazhdon të jetë. S’ka […]
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas bastisjeve të Policisë në Ministrinë e Bujqësisë ka deklaruar se ka një plan “për të dëmtuar ministrin në detyrë, Faton Peci dhe Qeverinë Kurti”.
“Jam shumë e bindur që ministri Peci e ka bërë një punë të jashtëzakonshme sa ka qenë dhe sa vazhdon të jetë. S’ka asgjë për të fshehur, s’ka pasur asnjë ndërhyrje nga Peci. Kemi pasur rastin të diskutojmë mbi këtë çështje, ai është shumë i hapur që të bashkëpunojë me institucionet për të zbardhur këtë plan për të dëmtuar ministrin Peci, për të dëmtuar Qeverinë Kurti. S’ka asgjë për të fshehur, s’ka asnjë ndërhyrje dhe do të jetë kurdo që të ftohet nga institucionet”, ka deklaruar Haxhiu për media.















