Bateritë e “CATL” drejt Evropës, pritet të ndërtohet fabrika prej 7.6 miliardë dollarësh në Hungari

Pavarësisht tensioneve midis Pekinit dhe Uashingtonit, kompania kineze po ecën përpara me planet për prodhimin e baterive në Amerikën e Veriut deri në vitin 2026 dhe kësaj radhe, edhe në Evropë

CATL, Kinë

Kompania “CATL” në Kinë ka bërë të ditur se planifikon të ndërtojë një fabrikë baterish në vlerë prej 7.3 miliardë euro (7.6 miliardë dollarë) në Hungari, më e madhja në Evropë deri më tani, ashtu që prodhuesi më i madh në botë i baterive të automjeteve elektrike të plotësojë kërkesën në rritje nga prodhuesit globalë të automjeteve.

Lajmin për opinionin publik e ka treguar vetë kompania, të premten.

“CATL” tha se ndërtimi i uzinës 100 GWh (gigavat orë) në qytetin lindor hungarez të Debrecen e që njëherësh paraqet investimin e saj më të madh jashtë shtetit, do të nisë këtë vit pas marrjes së miratimeve dhe nuk duhet të zgjasë më shumë se 64 muaj.

Pasi të ndërtohet, ajo do të jetë fabrika më e madhe e baterive në Evropë dhe e dyta e në rajon, duke prodhuar bateri dhe module për prodhuesit e makinave si Mercedes-Benz (MBGn.DE), BMW (BMWG.DE), Stellantis (STLA.MI) dhe Volkswagen (VOWG_p.DE).

Zgjerimi vjen pasi prodhuesit evropianë të automjeteve kanë përshpejtuar tranzicionin drejt automjeteve elektrike në tregjet e tyre vendase, duke bërë kështu që kërkesat për bateri të rriten.

Volkswagen, Mercedes-Benz dhe Tesla (TSLA.O) të gjithë kanë njoftuar se do të zbatojnë plane të mëdha për zgjerimin e baterive në Evropë për të siguruar akses në qelizat jetike dhe lëndët e para dhe për të mbështetur strategjitë e tyre të elektrifikimit.

Investimi i “CATL” do të shënojë “një hap gjigant në zgjerimin global të ‘CATL'”, tha themeluesi dhe kryetari i kompanisë Zeng Yuqun në një deklaratë.

Kompania kineze po ecën përpara gjithashtu me planet për prodhimin e baterive në Amerikën e Veriut deri në vitin 2026 për klientët, përfshirë Ford Motor (F.N), raportoi Reuters më herët, pavarësisht, tensioneve midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Investimi është gjithashtu kyç për Hungarinë, e cila po bëhet një qendër kryesore për automjetet elektrike dhe bateritë në Evropë.

Debrecen është shtëpia e një fabrike që po ndërtohet nga BMW, ndërsa marka Audi e Volkswagen ka një fabrikë në Gyor të Hungarisë perëndimore dhe Mercedes-Benz operon një në Kecskemet, në pjesën qendrore të vendit.

BMW nuk pranoi të komentojë, por tha se planifikon të lëshojë disa informacione në lidhje me baterinë në fillim të shtatorit. VW dhe Stellantis nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Mercedes-Benz tha në një deklaratë të veçantë se do të ishte partneri i parë që do të merrte bateri nga fabrika hungareze e ‘CATL’ dhe se porosia e tij shënoi vëllimin më të lartë të porosisë fillestare.

“Kjo fabrikë e re e teknologjisë evropiane ‘CATL’ në Hungari është një tjetër moment historik për rritjen e prodhimit tonë EV së bashku me partnerët tanë kryesorë,” tha anëtari i bordit drejtues të Mercedes-Benz, Markus Schaefer.

Kompania “CATL” tha më parë se do të fillojë furnizimin me qeliza cilindrike për BMW nga viti 2025 për serinë e re të automjeteve elektrike.

Kompania kineze tha gjithashtu se po shqyrton mundësinë e bashkimit të forcave me partnerët lokalë për të krijuar objekte për materialet e baterive në Evropë.

Në fund të vitit 2021, “CATL” kishte një kapacitet vjetor të prodhimit të baterive prej 170.39 GWh, me kapacitet 140 GWh në ndërtim. Kompania tha më parë se synon të instalojë një total prej 670 GWh kapacitet vjetor deri në vitin 2025.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika