Bayern Munich në nisje të pjesës së dytë ka shënuar golin e epërsisë ndaj Paris Saint Germain.

Golin e ka shënuar në minutën e 53-të të ndeshjes Kingsley Coman që u asistua nga Alphonso Davies.

Ndryshe, kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të rundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.

Ndërsa pjesa e parë është mbyllur me rezultat 0-0, pa asnjë gol.

Në këtë ndeshje deri tani është ndarë vetëm një karton i verdhë që ishte për Benjamin Pavard.