Bayern Munich synon të transferojë sulmuesin nga Kosova Fisnik Asllani, rivalizon Barcelonën
Ggazetari gjerman Florian Plettenberg, ka raportuar se Bayern Munich ka vendosur të përpiqet të transferojë sulmuesin nga Kosova të Hoffenheimit, Fisnik Asllani, gjatë verës së ardhshme. Performancat e shkëlqyera të 23-vjeçarit këtë sezon – pesë gola dhe një asist në tetë ndeshje të Bundesliga-s – kanë tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore evropiane, përfshirë Barcelonën. Drejtuesit […]
Ggazetari gjerman Florian Plettenberg, ka raportuar se Bayern Munich ka vendosur të përpiqet të transferojë sulmuesin nga Kosova të Hoffenheimit, Fisnik Asllani, gjatë verës së ardhshme.
Performancat e shkëlqyera të 23-vjeçarit këtë sezon – pesë gola dhe një asist në tetë ndeshje të Bundesliga-s – kanë tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore evropiane, përfshirë Barcelonën.
Drejtuesit e Bayern, Christoph Freund dhe Max Eberl, janë impresionuar nga zhvillimi i lojtarit dhe besojnë se ai mund të jetë një alternativë e fortë për Harry Kane nga sezoni 2026/27.
Sulmuesi ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh në kontratën e tij. Bayern është i njohur për bindjen e talenteve më të mirë të Bundesligës, duke forcuar ekipin e tyre dhe duke dobësuar rivalët, dhe mbetet për t’u parë nëse do të ndjekin të njëjtën strategji me Asllanin.
Nga ana tjetër, Barcelona e sheh Asllanin si një pasardhës potencial për Robert Lewandowskin, jo thjesht si një lojtar rezervë.















