Bayern shkon në çerekfinale, eliminon PSG-në nga Liga e Kampionëve

Bayern Munich ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së, duke mposhtur me rezultat 2:0 në shtëpi

Bayern Munich ka mposhtur skuadrën franceze, Paris Saint-Germain, duke e eliminuar kështu direkt nga Liga e Kampionëve.

Ndeshja triumfuese për Bayernin u mbyll me rezultat 2:0, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Në minutën e 51-të, Bayern Munich shënoi me Eric Maxim Choupo-Moting por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Sulmuesi më pas shfrytëzoi në maksimum një rast tjetër 10 minuta më vonë, pasi mbrojtja e PSG-së ra në gjumë dhe rezultati shkoi për 1-0.

Goli i dytë erdhi kur PSG ishte në sulm në minutat e fundit, dhe një gabim në sulmin e tyre i nxori jashtë garës, me sulmuesin gjerman Serge Gnabry që goditi rrjetën e parisienëve për të shënuar 2-0.

Për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain luajtën ndeshjen e tyre të dytë për një vend në çerekfinale, e që epërsinë e ndeshjes së parë e kishte klubi gjerman.

Në pjesën e parë të ndeshjes së dytë kishte përpjekje nga të dyja klubet por në minutën e 47-të ndeshja përfundoi pa gola.

Mungesa e madhe e PSG-së ishte Neymar i cili do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një lëndimit në kyçin e këmbës. Ata gjithashtu do të jenë pa Presnel Kimpembe dhe Renato Sanches, ndërkaq, edhe mbrojtësi Achraf Hakimi mund të mungojë.

Kujtojmë se, Benfica dhe Chelsea rezervuan vendet e tyre në raundin tjetër të martën mbrëma.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika