Joao Cancelo i është bashkuar Bayern Munich – në formë huazimi deri në qershor të vitit 2023.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Bayerni e ka të drejtën e blerjes së portugezit në fund të sezonit – për 70 milionë euro.

Cancelo, luan si mbrojtës i krahut të majtë, por mund të luaj edhe në krahun e djathtë si dhe në role më sulmuese.

Ai ka qenë ndër futbollistë kryesorë të Manchester Cityt në vitet e fundit, por së fundmi ka pasur një rënie të formës.

Në të kaluarën ai ka luajtur edhe për Juventusin, Interin dhe Valencian.