Bayerni kalon në gjysmëfinale të Champions-it

UEFA Champions League ka prodhuar një tjetër natë të paharrueshme në “Allianz Arena”, ku Bayern Munich ka eliminuar Real Madrid dhe është kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndeshja e kthimit u mbyll me fitoren 4:3 për Bayern Munich, ndërsa me rezultatin e përgjithshëm 6:4, gjermanët siguruan kualifikimin në një duel me ritëm të lartë dhe shumë gola.

Heroi i mbrëmjes ishte Michael Olise, i cili shënoi në minutën e 95-të një gol spektakolar për të vulosur fitoren 4:3 në “Allianz Arena” dhe për të mbyllur krejtësisht ndeshjen.

Bayern Munich kështu vazhdon rrugëtimin në Champions League dhe siguron një vend në katërshen më të mirë të Evropës, ndërsa Real Madrid i jep fund aventurës në këtë sezon të kompeticionit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika