Baze: Shqiptarët e Kosovës e kishin vetëdijen për shtetin e tyre gjatë viteve të ’90-ta

Shqiptarët e Kosovës kanë funksionuar brenda atyre institucioneve paralel që i kishin krijuar gjatë viteve të '90-ta sikur ta kishin shtetin e tyre, ka thënë publicisti Mero Baze, duke shtuar se kosovarët kishin vetëdije shtetërore

Gazetari, shkrimtari dhe publicisti, Mero Baze

Analisti, gazetari dhe publicisti nga Tirana, Mero Baze, ka folur në emisionin Debat Plus me Ermal Panduri në RTV Dukagjini ka treguar për librin e tij “Republika e Parë”.

Autori, Mero Baze ka thënë se libri tij është një histori politike e Kosovës, ndërsa ajo është hartuar gjatë viteve 1990 deri më 1999.

“Ajo që kuptoja kur i lexoja dokumentet e Qeverisë së Bujar Bukoshit, për hartimin e librit, e kuptova se të gjitha palët e kishin një gjë të përbashkët, të gjithë konsideronin se shtetin e kishin bërë”, ka thënë Baze.

“Vetëdija shtetërore te shqiptarët e Kosovës më ka mahnitur sepse gjatë viteve të ’90-ta ata e kishin vetëdijen e plotë” për atë, ka deklaruar tutje publicisti, Baze.

Më tej ai ka thënë se shqiptarët e Kosovës kanë pasur një sjellje të jashtëzakonshme gjatë viteve të ’90-ta, ku kanë pasur një idealizëm e vullnetarizëm për shtetin e tyre.

“Shqiptarët kanë jetuar si popull i ndarë nga Jugosllavia. Kanë jetuar në mënyrën e vetë, edhe në momentin kur kanë gjetur hapësirën, ata kanë vetdeklaruar shtetin tyre”, ka theksuar më tej ai.

Sipas Baze, shqiptarët e Kosovës kanë funksionuar brenda atyre institucioneve paralel që i kishin krijuar gjatë viteve të ’90-ta sikur ta kishin shtetin e tyre real.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika