BBC kërkon falje për montimin e fjalimit të Trump, refuzon kërkesën për kompensim

BBC ka kërkuar falje nga Ppresidenti amerikan Donald Trump për një episod të emisionit Panorama, në të cilin pjesë të ndryshme të fjalimit të tij ishin bashkuar, duke krijuar përshtypjen e gabuar se Trump kishte bërë thirrje për dhunë.

Megjithatë, korporata ka refuzuar kërkesën e Trump për kompensim financiar, duke theksuar se nuk ka bazë për një padi për shpifje.

Në një deklaratë për publikun, BBC pranoi se montimi i fjalimit krijoi “përshtypjen e gabuar se Presidenti Trump kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për dhunë” dhe njoftoi se episodi nuk do të shfaqet më në asnjë platformë.

Kjo çështje ka shkaktuar largimin e drejtorit të përgjithshëm të BBC-së, Tim Davie, dhe të kreut të departamentit të lajmeve, Deborah Turness.

BBC gjithashtu ka dërguar një letër personale nga kryetari Samir Shah tek Shtëpia e Bardhë, duke shprehur keqardhjen për gabimin editorial të bërë në fjalimin e Trump më 6 janar 2021.

Pavarësisht kërkesës së avokatëve të Trump për një kompensim prej 1 miliard dollarësh dhe një tërheqje të plotë të dokumentarit, BBC ka argumentuar se nuk ka pasur dëmtim të drejtpërdrejtë ndaj presidentit dhe se montimi ishte bërë për të përmbledhur një fjalim të gjatë, pa qëllim keqdashës.

Korporata gjithashtu theksoi se pjesa e diskutuar ishte vetëm 12 sekonda brenda një programi një-orësh, i cili përmbante edhe komente në mbështetje të Trump.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika