Nëntori, muaji i parafundit i vitit 2025 sjell shumë opsione të reja për adhuruesit e serialeve.
BBC ka përzgjedhur 10 seriale të ndryshme, nga komeditë e lehta, drama misterioze dhe historike, deri te fantazi dhe sci-fi, që do t’ju mbajnë të mbërthyer gjatë gjithë muajit.
Nga sezoni final i Stranger Things, te seriali i ri me Kim Kardashian, dhe krijimet e Vince Gilligan, kjo është një përzgjedhje e larmishme për të gjitha shijet televizive.
Lista me 10 seriale të rekomanduara për nëntorin e vitit 2025:

I Love LA – Krijuar dhe e luajtur nga Rachel Sennott, seriali rrëfen historitë e një grupi miqsh që ribashkohen në Los Angeles, me situata komike dhe momente të çuditshme. Premierë më 2 nëntor në HBO Max.

All’s Fair – Kim Kardashian luan rolin e një avokateje divorci që hap një firmë vetëm për gra, në serialin e ri të Ryan Murphy-t. Ky serial pritet të ofrojë shumë glamur, intrigë dhe humor të mprehtë. Premierë më 4 nëntor në Hulu (SHBA) dhe Disney+ (MB).

All Her Fault – Sarah Snook luan Marissa-n, një sipërmarrëse që përballet me zhdukjen e një fëmije gjatë një takimi të planifikuar. Seriali eksploron fajin, dyshimin dhe sekretet e një rrethi të ngushtë njerëzish. Premierë më 6 nëntor në Peacock (SHBA) dhe më 7 nëntor në Sky/NOW (MB).

Death By Lightning – Mini-seri historike që sjell jetën dhe vdekjen e presidentit James Garfield, i ekzekutuar vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës. Me Michael Shannon si Garfield dhe Matthew Macfadyen si atentatori i tij. Premierë më 6 nëntor në Netflix.

Pluribus – Sci-fi nga krijuesi i Breaking Bad, Vince Gilligan, ku një virus ndryshon sjelljen e njerëzve duke i bërë të gjithë të qetë dhe të lumtur, përveç protagonistes Carol (Rhea Seehorn). Seriali kombinon elemente shoqërore dhe misterioze, me shumë kthesa dhe të papritura.

The Beast in Me – Thriller me Claire Danes dhe Matthew Rhys, që tregon historinë e një shkrimtareje dhe fqinjit të saj misterioz, ndërsa të dy fillojnë një obsesion të rrezikshëm që përfshin familjet e tyre dhe FBI-në. Premierë më 13 nëntor në Netflix.

Last Samurai Standing – Serial aksion japonez i vendosur në vitin 1878, që kombinohet me elemente të mbijetesës si në Squid Game. Më shumë se 1,000 persona morën pjesë në prodhimin e këtij seriali të madh epik. Premierë më 13 nëntor në Netflix.

Malice – Jack Whitehall është protagonisti i një historie hakmarrjeje, ku një kujdestar misterioz futet në jetën e një familjeje të pasur dhe nxjerr në pah sekretet e tyre. Premierë më 14 nëntor në Prime Video.

The American Revolution – Dokumentar 12-orësh nga Ken Burns, që sjell një perspektivë më të gjerë mbi Revolucionin Amerikan, duke përfshirë rolin e grave, popujve vendas dhe të afrikano-amerikanëve. Premierë më 16 nëntor në PBS.

Stranger Things (Sezoni 5) – Sezoni i pestë dhe final i serialit të njohur, vendos ngjarjet në vitin 1987. Protagonistët e zakonshëm përballen me Vecna-n dhe përpiqen të shpëtojnë botën.
Katër episodet e para dalin në nëntor, tre të tjera në Krishtlindje dhe episodi final në Vitin e Ri. Premierë më 26 nëntor në Netflix.
Pra, qoftë për një mbrëmje relaksi ose një maratonë televizive, kjo përzgjedhje ka diçka për të gjithë.