BDI: Emërtimi “Armata Maqedonase” cenon karakterin multietnik të shtetit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka reaguar pasi Ministria e Mbrojtjes, në Ditën e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ka prezantuar atë si “Armata Maqedonase”.

BDI thotë se emërtimi zyrtar është Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se institucioni u përket të gjithë qytetarëve dhe bashkësive që përbëjnë shtetin.

Sipas BDI-së, shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes. Partia pretendon se nga dhjetë drejtorë në ministri, asnjëri nuk është shqiptar.

“Askush nuk ka të drejtë ta shndërrojë atë në pronë simbolike dhe institucionale të vetëm një bashkësie”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI kërkon korrigjimin e emërtimit, publikimin e strukturës etnike të pozitave drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe rikthimin e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.

Sipas partisë, çdo përpjekje për ta paraqitur Armatën si institucion monoetnik cenon karakterin multietnik të shtetit dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika