BDI: VMRO e detyroi VLEN-in ta përkrahë ligjin për branitella në kuvend

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka theksuar se i gjithë opinioni publik kombëtar ishte “dëshmitar i dyfytyrësisë së humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të VMRO nga radhët e VLEN, me rastin e votimit të propozim ligjit për branitella në rendin e ditës në seancën e djeshme në Kuvend”.

Siç thuhet në reagimin e  BDI-së, deputetët e VLEN-it në fillim deklaruan që janë kundër dhe do ta pengojnë miratimin e ligjit për branitella dhe e braktisën seancën.

Ndërsa, sipas tyre, “pas telefonatës nga pronarët e tyre nga VMRO, u kthyen me bishtin e paluar dhe mundësuan kuorum për miratimin e rendit të ditës me gjithë ligjin për branitella”.

“Ky veprim flet që Vlen janë peng të VMRO dhe po marrin në qafë shqiptarët me çdo veprim të tyre. Flamuri kombëtar, gjuha shqipe, ish-ushtarët e UÇK, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, balanseri, u turpëruan para Kosovës dhe Shqipërisë dhe çdo të arritur kombëtare e cenuan për më pak se 100 ditë”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas BDI-së, Maqedonia e Veriut duhet të jetë vend i barabartë për të gjithë qytetarët, e jo për disa nënë e për të tjerët njerkë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika