BE dhe Britania e Madhe rifillojnë bisedimet, shpresojnë që çështja e Irlandës së Veriut të zgjidhet

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë rifilluar bisedimet për Brexit të cilët shpresojnë që çështja e Iralndës së Veriut të zgjidhet. Ndërkaq ekspertët teknikë kanë diskutuar për bollëkun e çështjeve të pazgjidhura që kanë dëmtuar zbatimin e protokollit

Kryenegociatori i BE-së për Brexit, Maros Sefcovic

BE dhe Britania e Madhe kanë rifilluar bisedimet për Brexit me shpresë që saga e gjatë e Protokollit të Irlandës së Veriut mund të zgjidhet.

Ekipet e ekspertëve teknikë kanë diskutuar për bollëkun e çështjeve të pazgjidhura që kanë dëmtuar zbatimin e protokollit.

Kryenegociatori i BE-së për Brexit Maros Sefcovic dhe sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe James Cleverly janë takuar të premten e kaluar për diskutime politike dhe kanë vendosur të takohen sërish së shpejti.

Burimet e BE-së kanë mirëpritur vendimin e qeverisë së re britanike për t’u rikthyer në tryezë, por kanë thënë se ata mbeten “të dyshimtë” nëse do të materializohet një zgjidhje e qëndrueshme.

“Ne kemi qenë këtu më parë me Mbretërinë e Bashkuar dhe është e vështirë të dihet nëse kjo do të çojë në ndonjë gjë”.

Megjithatë, ndryshimi i tonit nga Britania e Madhe është i mirëpritur, “me drejtësi ka një ndryshim të vërtetë në humor, por djalli do të jetë në detaje”, ka thënë një burim i BE-së.

Çështjet e pazgjidhura përfshijnë numrin e kontrolleve doganore dhe rregullatore për mallrat që lëvizin nga Britania në Irlandën e Veriut, rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, tarifat e çelikut, ndihmën shtetërore dhe kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për një sistem rregullator të dyfishtë për mallrat brenda Irlandës së Veriut diçka që BE-ja është e bindur nuk do të funksionojë, raporton euronews.

Ndryshe, protokolli i Irlandës së Veriut është negociuar nga të dy palët në vitin 2019 i cili është hartuar për të lejuar Irlandën e Veriut të qëndrojë në tregun e përbashkët të BE-së për mallra, ndërsa largohet nga BE-ja me pjesën tjetër të Britanisë së Madhe.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika