BE e gatshme të reagojë ndaj vendimit të Rusisë për të ndalur furnizimin me gaz

"Gazprom" ka marrë vendim të ndalojë gazin rus në vendet e Evropës. Ndërkaq, komisioneri i ekonomisë së BE-së, Paolo Gentilon, ka thënë se presin nga Rusia të tregohet e përgjegjshme dhe t'i respektojë kontratat e tyre, në të kundërtën janë të gatshëm të reagojnë

Ilustrim

Bashkimi Evropian është “i gatshëm të reagojë” ndaj vendimit të Rusisë për t’i ndalur furnizimet me gaz, tha një zyrtar i lartë i BE-së për CNBC të shtunën.

Gjiganti i energjisë në Rusi “Gazprom” ka njoftuar për një ndalesë të pacaktuar të flukseve të gazit në Evropë përmes gazsjellësit Nord Stream 1, duke përmendur nevojën për riparime shtesë.

Lëvizja ka ardhur pasi furnizimet ishin ndalur javën e kaluar për një “ndërprerje të mirëmbajtjes” të planifikuar që pritej të zgjaste deri më 3 shtator.

Ndërkaq komisioneri i ekonomisë së BE-së, Paolo Gentilon, ka thënë se presin nga Rusia të tregohet e përgjegjshme dhe t’i respektojë kontratat.

“Ne i kërkuam Putinit t’i respektojë kontratat e tyre, por nëse ata nuk i respektojnë kontratat e tyre, ne jemi të gatshëm të reagojmë”, ka shtuar ai.

Por, “Gazprom” ka thënë vazhdimisht se sanksionet po e pengojnë atë të mirëmbajë dhe të drejtojë tubacionin në mënyrë efikase. Tashmë ka reduktuar rrjedhat e gazit përmes tubacionit në rreth 20% të kapacitetit të tij të plotë, raporton CNBC.

Ndryshe, vendimi i “Gazprom” ka ardhur disa orë pasi Grupi i Shtatë fuqive ekonomike kanë rënë dakord për një plan, për të vendosur një kufi çmimi për naftën ruse në një përpjekje për të frenuar të ardhurat e Moskës nga nafta.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika