Shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, i ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti raportet e gjetjeve të Misionit të Ekspertëve të BE-së për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare të fundit.
Sipas njoftimit, në takim është theksuar nevoja për depolitizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u takua këtë mëngjes me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të prezantuar raportet e gjetjeve të Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të BE-së mbi zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare, duke theksuar nevojën për depolitizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke pasur parasysh rolin e tij si garantues i integritetit zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Në Kosovë gjatë vitit 2025 janë mbajtur disa palë zgjedhje, përfshirë ato lokale në vjeshtë dhe zgjedhjet parlamentare në fund të dhjetorit, ndërsa situata politike mbetet e paqartë edhe për proceset e ardhshme institucionale.
