BE investon 4 milionë euro për deminim në Kosovë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se nga kjo e enjte ka filluar projekti i BE-së për deminimin e Kosovës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se sot ka filluar projekti i Bashkimit Evropian për deminim të Kosovës, në bashkëpunim me “TheHaloTrust” dhe me “Ndihmën Popullore Norvegjeze”.

Ai njoftoi se për këtë projekt BE i ka ndarë pothuajse katër milionë euro.

“Krenar që lançojmë sot projektin e BE-së në Kosovë për deminim me partnerët tanë zbatues “TheHALOTrust” dhe Ndihma Popullore Norvegjeze. BE-ja do të investojë pothuajse 4 milionë euro për pastrimin dhe çlirimin për përdorim të sigurt të zonave të prekura nga minat dhe mbetjet e municioneve thërrmuese”, ka shkruar ambasadori.

Image

Zonat të cilat do të deminohen sipas Szunyog, përfshin kryesisht male, pyje, kullota dhe toka bujqësore.

“Zona që do të pastrohet, përfshin kryesisht male dhe pyje dhe kullota dhe tokë bujqësore. Duke bashkuar forcat dhe financimin në deminim, me @StateDept dhe @NorwayMF, ne do ta bëjmë Kosovën më të sigurt për komunitetet e saj dhe do të kontribuojmë në zhvillimin social ekonomik”, ka thënë ai.

Ky projekt sipas tij ka për qëllim ta bëjë Kosovën vend sa më të sigurt.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika