BE-ja aprovon pakon e 13-të me sanksione kundër Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën pakon e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë

Flamujt e Bashkimit Evropian jashtë selisë së Komisionit Evropian në Bruksel. Fotografi ilustruese.

Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën pakon e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi Presidenca belge në rrjetin social X.

“Ambasadorët e BE-së sapo u pajtuan në parim për pakon e 13-të të sanksioneve në kornizën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenca belge.

Kjo është njëra prej pakove “më të gjera” të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, sipas saj.

Gati 200 subjekte dhe individë janë futur në listën e sanksioneve me pakon e re.

Pakoja do të aprovohet formalisht në kohë për përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt./REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika