BE-ja dhe Presidenca Suedeze e Këshillit organizojnë konferencë të donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

Bashkimi Evropian dhe Suedia do të organizojnë në mars një konferencë donatorësh për Turqinë dhe Sirinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , dhe kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, kanë njoftuar se do të organizojnë gjatë muajit mars një Konferencë të donatorëve, për të mobilizuar fonde nga komuniteti ndërkombëtar në mbështetje për popullin e Turqisë dhe Sirisë pas tërmetit shkatërrues të kësaj jave.

Konferenca, e cila do të mbahet në Bruksel, do të mobilizojë fonde nga bashkësia ndërkombëtare për të mbështetur popullin e Turqisë dhe Sirisë, pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit.

Sipas njoftimit të BE-së, qëllimi i konferencës së nivelit të lartë, e cila do të jetë e hapur për vendet anëtare të BE-së, vendet fqinje, anëtarët e OKB-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe palët e tjera të interesuara, është që të koordinojë reagimin e donatorëve dhe të mbledhë fonde për të mbështetur rimëkëmbjen e këtyre dy vendeve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri suedez, Ulf Kristerson, vendi i të cilit kryeson unionin, u pajtuan për organizimin e kësaj konference.

Von der Leyen tha se janë të tronditur nga pasojat shkatërruese të tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë, dhe se prioritet tani për tani është shpëtimi i sa më shumë jetëve.

“Prandaj, menjëherë është aktivizuar mekanizmi i mbrojtjes civile të BE-së, i cili deri më tani ka dërguar 31 ekipe kërkim-shpëtimi dhe 5 ekipe mjekësore nga 23 vende anëtare”.

“Por, ne po u dërgojmë një mesazh qytetarëve të Turqisë dhe Sirisë: BE-ja do të mbështesë komunitetet tuaja, sepse askush nuk duhet të lihet vetëm në tragjedi si kjo”, tha Von der Leyen.

Kryeministri suedez tha se tërmeti në Turqi dhe Siri është një “katastrofë e paprecedentë”.

Dhjetëra shtete në mbarë botën kanë ofruar ndihmë emergjente humanitare, përfshirë dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe furnizime të tjera të ndihmës.

 

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika