BE-ja do të dislokojë mbi një mijë shpëtimtarë në Turqi

FOTO: CNN

“Njëzet e shtatë ekipe të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar për të kërkuar për të mbijetuar në Turqi”.

Kështu ka thënë komisionari evropian për Kriza, Janez Lenarçiq.

“Solidariteti i BE-së është në nivelin më të mirë”, ka shkruar ai në Twitter.

Njësitë janë nga 19 shtete evropiane, përfshirë edhe dy shtete që nuk janë pjesë e BE-së, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Në total, në Turqi do të dërgohen 1.150 shpëtimtarë dhe 70 qen.

Dislokimi i tyre është i koordinuar në bazë të Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së. Përmes këtij mekanizmi, shtetet mund të bëjnë kërkesë për asistencë emergjente nga BE-ja dhe shtetet që marrin pjesë në këtë mekanizëm.

Më 6 janar, Turqia u godit nga dy tërmete të fuqishme, prej mbi 7 ballësh. Nga tërmetet e fuqishme, në Turqi dhe Siri janë vrarë mbi 5.000 persona dhe janë zhdukur mijëra të tjerë.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika