BE-ja do t’i ndajë Tunizisë 105 milionë euro për të frenuar migrimin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) do t'i ndajë Tunizisë 105 milionë euro për vitin 2023 për të frenuat migrimin e parregullt

Një anije me migrantë në ujërat e Spanjes. Foto: Reuters

Këtë të diel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) do t’i ndajë Tunizisë 105 milionë euro për vitin 2023 për të frenuar migrimin e parregullt.

Von der Leyen ka thënë tutje se paratë synojnë të mbështesin Tunizinë në menaxhimin e kufijve, kërkimin dhe shpëtimin, si dhe kundër operacioneve të kontrabandës.

Kjo mbështetje financiare është gati tri herë më shumë sesa mesatarja vjetore e financimit në lidhje me migrimin që BE-ja ndau për Tunizinë në dy vitet e fundit , tha Von der Leyen.

Von der Leyen shtoi se është interes i përbashkët i BE-së dhe Tunizisë që të ndalin kontrabandistët dhe trafikantët me migrantë.

Shefja e Komisionit Evropian, i bëri këto komente pas takimit të përbashkët të saj me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe presidentin tunizian, Kais Saied.

Përfaqësuesit evropian kanë quar përpara përpjekjet që të arrijnë një marrëveshje me Tunizinë që të parandalojë nisjen e anijeve me mirgantë nga territori i saj. /REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika