BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Radoiçiqit

Zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësim lidhur me raportimet se Milan Radoiçiq është parë në një tubim parazgjedhor në Serbi.

“Jemi të zhgënjyer që, deri më sot, Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe për të ndjekur penalisht, me akuzat e duhura, përgjegjësit për sulmin në Banjskë që ndodhen në Serbi”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, në një prononcim me shkrim.

Ditë më parë, autori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq, u pa në shoqërinë e djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kragujevc, në tubimin parazgjedhor të partisë së Vuçiqit, SNS.

Sipas zëdhënësit Wiegand, Bashkimi Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje që përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të vihen para përgjegjësisë.

“Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të vendosur për ndihmë juridike reciproke. Kjo çështje është prej kohësh e pazgjidhur dhe Serbia duhet ta trajtojë pa vonesë”, ka shtuar zëdhënësi./RTK

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika