BE-ja kërkon hapa të tjerë: Kosova të sillet në mënyrë evropiane
Gjysma e pjesëtarëve të Policisë që ishin vendosur në tri komunat veriore, tashmë janë larguar nga atje. Megjithëse u mirëprit si hap largimi i çerekut të dytë të policëve, nga Bashkimi Evropian, janë në pritje edhe të hapave të tjerë, për deeskalimin e plotë të situatës. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, përderisa përsëriti edhe një herë […]
Gjysma e pjesëtarëve të Policisë që ishin vendosur në tri komunat veriore, tashmë janë larguar nga atje.
Megjithëse u mirëprit si hap largimi i çerekut të dytë të policëve, nga Bashkimi Evropian, janë në pritje edhe të hapave të tjerë, për deeskalimin e plotë të situatës.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, përderisa përsëriti edhe një herë paralajmërimin për masa edhe ndaj Serbisë, tha se dy shtetet, duhet të kenë atë që quajti sjellje evropiane.
“Çka Bashkimi Evropian pret nga të dyja palët është një sjellje evropiane dhe të gjejnë zgjidhje evropiane. Në fund, të dyja vendet dëshirojnë t’i bashkohën Bashkimit Evropian. Ata kanë deklaruar integimin evropian si planin e tyre strategjik kështu që ne kemi nevojë që ata ti jetësojnë këto deklarata dhe të sillen në menyrë evropiane. Që dmth të bëhen konstruktiv për një zgjidhje drejt deeskalimit dhe të bëjnë kompromise”, ka thënë Peter Stano – Zëdhënës i BE-së.
Kompromisi që duhet të bëjë Kosova sipas analistit politik, Arbnor Sadiku është marrje e vendimeve më të shpejta e jo prolongimi i proceseve.
“Arsyetimi që Kosova po punën në udhëzimin administrativ për krijimin e një peticioni nuk është hap I ngutshem për faktin se cka nëse ky udhëzues krijohet, organizohet peticioni dhe në fund qytatarët serb nuk marrin pjesë. I bije që problemet politike ne mes shqiptarëve dhe serbeve nuk mund të zgjidhen me akte nënligjore”, ka deklaruar Arbnor Sadiku – Analist.
Por, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, thotë se duhet ndryshuar forma që po e ndjek ekzekutivi në raport me tensionet në veri.
“qeveria e Kosovës duhet të tërheket sa më shpejt nga procesi të cilin e ka ndarë në disa faza. Të largohen të gjithë efektivet policor nga komunat dhe të fillon procesi I zgjedhjeve që nis me dorëheqjen e kryetarëve të komunave veriore”, ka shtuar Drizan Shala – Njohës i sigurisë.
Përveç shtensionimit të situatës në veri, nga Kosova, Bashkimi Evropian e SHBA-të kërkuan edhe organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe kthimin në dialog.















