BE-ja kërkon që partitë të mos ushtrojnë presion ndaj KGJK-së për çështjen e gjyqtarëve serbë

Flamuri i Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të gjitha subjektet politike të përmbahen nga çdo formë presioni ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe anëtarëve të tij gjatë procesit të vendimmarrjes për çështjen e gjyqtarëve serbë që kanë kërkuar të tërheqin dorëheqjet e tyre.

Përmes një reagimi, Zyra e BE-së në Kosovë ka theksuar se një sistem gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është thelbësor për sundimin e ligjit, si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në Kosovë.

“BE-ja në Kosovë u bën thirrje të gjitha subjekteve politike të përmbahen nga ushtrimi i presionit ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarëve të tij në procesin e vendimmarrjes.

Një sistem gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është thelbësor për sundimin e ligjit në BE dhe nëKosovë, thuhet në reagimin e BE-së.

Ky reagim vjen në kohën kur KGJK-ja ende nuk ka marrë vendim për kërkesat e disa gjyqtarëve serbë, të cilët kanë kërkuar rikthimin në sistemin e drejtësisë pas dorëheqjeve kolektive të vitit 2022.

Në vitin 2022, pas vendimit të Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës, dhjetëra gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë serbë dhanë dorëheqje nga sistemi i drejtësisë.

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur tashmë për çështjen e prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje, duke mos miratuar kërkesat e tyre për rikthim. Ky vendim më pas është formalizuar edhe nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika