BE-ja me sanksione kundër prodhuesve rusë të dronëve pas sulmeve masive në Kiev

Kandidatja për shefe të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka dënuar sulmet ruse gjatë natës ndaj Kievit, duke thënë se do të propozojë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë. Ajo theksoi se sot, 2 korrik, do të propozoj të sanksionohen më shumë subjekte të industrisë ushtarake ruse në përgjigje të sulmeve.

Sanksionet e reja kanë cak kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë, duke përfshirë firmat që prodhojnë pjesë për dronë, Shahed dhe Geran.

“Vetëm fjalët nuk do t’i ndalin sulmet ndaj Kievit. Vetëm mbështetja e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën dhe presioni në rritje ndaj Moskës mund ta bëjnë këtë”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur komenteve të shefes së politikës së jashtme të BE-së se blloku do të rriste presionin ndaj Rusisë për sulmet e saj ndaj objektivave civile në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj regjimit të Kievit në mënyrë që të arrijë qëllimet e vendosura.

Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia lëshoi 74 raketa dhe 496 dronë gjatë sulmit, duke vrarë të paktën 17 persona. Njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan shumicën e tyre, por 25 raketa balistike dhe 12 dronë goditën 33 vende

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika