Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka reaguar pasi BE-ja ia ka miratuar kërkesën Bosnjë dhe Hercegovinës, për të qenë vend kandidat për anëtarësimi në familjen evropian të BE-së.

“Lajm i mirë që Këshilli rekomandon statusin e kandidatit për Bosnje dhe Hercegovinën, është një mesazh për të gjithë qytetarët e BiH se e ardhmja e tyre është në BE”, ka njoftuar Borrell në Twitter.

“Duke pritur me padurim miratimin e Këshillit Evropian. Përparimi i qëndrueshëm në reforma është çelësi për të çuar përpara këtë perspektivë”, ka shtuar ai.

Good news: Council recommending candidate status for Bosnia and Herzegovina is a message to all citizens of BiH that their future is in the EU.

Looking forward to the European Council’s endorsement.

Steadfast progress on reforms is key to take this perspective forward.

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 13, 2022

Ndërsa, nga vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave dhe as nuk është kandidat për Bashkimin Evropian është vetëm Republika e Kosovës.

Por, kryeministri i Kosovës ka thënë se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian para vitit 2023.