BE-ja ndan miliona euro ndihma humanitare për Turqinë dhe Sirinë

Bashkimi Evropian ka ndarë 5.5 milionë euro ndihma humanitare për Turqinë dhe 10 milionë euro për Sirinë, për t’u përgjigjur nevojave imediate të popullsive të prekura nga tërmeti, sipas Komisionit Evropian

Pamje nga tërmeti në Siri

Bashkimi Evropian ka ndarë 5.5 milionë euro ndihma humanitare për Turqinë dhe 10 milionë euro për Sirinë, për t’u përgjigjur nevojave imediate të popullsive të prekura nga tërmeti, sipas Komisionit Evropian.

Në veçanti ndaj Turqisë, janë përfshirë 18 vende anëtare që kanë ofruar si ndihmë miliona artikuj, përfshirë pajisje strehimi, soba, gjeneratorë, mobilie, pajisje furnizime, komplete higjienike, ushqime dhe veshje të ngrohta.

Pesë vende të tjera, përfshirë Italinë, kanë dërguar ekipe mjekësore, raporton ATSH.

Janë grumbulluar për të shkuar drejt Turqisë 2 mijë tenda dhe 8 mijë shtretër, 500 njësi banimi, 2 mijë e 500 shtretër e të tjera.

Për Sirinë, fluturimi i parë me ndihma humanitare do të mbërrijë sot.

Bashkimi Evropian do të dorëzojë tenda dimërore, soba, komplete kuzhine, pajisje higjienike e të tjera për njerëzit e prekur nga tërmeti.

Dymbëdhjetë vende të BE-së kanë ofruar ndihmë në natyra për popullatën siriane nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Ndihma po dërgohet përmes qendrave të Bejrutit dhe Gaziantepit. Disa avionë nga Rumania tashmë kanë mbërritur në Bejrut dhe Gaziantep.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika