BE-ja ndihmon Ballkanin Perëndimor me 1 miliard euro për krizën energjetike

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën e përbashket që po mbahet pas Samitit në Tiranë ka thënë se kanë ndarë një miliard euro ndihmë për shtetet e Ballkanit Perëndimor që të përballojnë krizën energjetike e cila mund të kaplojë rajonin këtë dimër

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen





Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën e përbashket që po mbahet mes saj së bashku me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka folur dhe ka thënë se kanë ndarë një miliard euro ndihmë për shtetet e Ballkanit Perëndimor që ta përballojnë krizën energjetike që pritet të kaplojë rajonin sipas saj këtë dimër.

Në konferencën për media e cila po mbahet të martën pas Samitit në Tiranë, Von der Leyen ka thënë se është shumë e rëndësishme që krizën energjetike ta adresojnë së bashku me partnerët. Teksa ka theksuar, se mbajtja e këtij Samiti ishte mesazh i të qenit së bashku.

“Ju siguroj se mbështetja për rajonin vjen vërtetë nga zemra sepse besojmë thellësisht se duhet të punojmë së bashku. Ky samit ishte një mesazh i të qenit së bashku. Një samit partneriteti me biseda të thella, të qartë, të drejtpërdrejta dhe të sinqerta. Diskutuam shumë tema. Ne dëshirojmë të përballemi me sfidat, siç është kriza energjetike. Për ne është e rëndësishme që së bashkua me partnerët ta adresojmë krizën energjetike. Për ne janë të rëndësishme bizneset, të cilave duhet t’u ndihmojmë ta përballojnë krizën. 1 miliard euro ndihma do të ndahen ndihma për rajonin. Kjo shumë do të ndahet në dy pjesë”, ka thënë ajo, duke shtuar se synojnë që të ndërtojnë edhe një sistem efikas të energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Ndër të  tjera, Von der Leyen ka theksuar se BE-ja ka aprovuar 40 projekte të rëndësishme për rajonin, të cilat sipas saj, vlejnë shumë miliona euro.

Teksa, ka thënë se ky plan ekonomik i investimeve, sipas presidentes së Komisionit Evropian, po ecën në drejtimin  duhur.

Von der Leyen ka treguar qartë se mbështesin tërësisht integrimit e rajonit në Bashkimin Evropian. Njashtu, ka bërë me dije se ka pasur shumë progres në këtë proces, duke përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për organizimin e mbledhjes së parë ndërqeveritare.

Ajo përgëzoi shtetet e Ballkanit Perëndimor për marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të tregut të përbashkët rajonal.

Sfidë të përbashkët mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen e ka cilësuar migracionin. Ajo ka thënë se situata e tillë duhet të menaxhohet së bashku mes shteteve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen  gjatë konferencës për mediat tha se Bashkimi Evropian ndan mendimin se Ballkani Perëndimor ka bërë lëvizje transformuese. Gjithashtu, presidentja e KE-së shtoi se “lufta ka sjellë shumë përshpejtim dhe inkurajim për të ardhmen”.

“Është e vërtetë që këto gjëra janë decizive në sajë të luftës që Rusia ka nisur ndaj fqinjit të vet. Në një moment deciziv dhe është sikur është hapur perdja. Tashmë shikojmë thelbin e gjërave dhe ne jemi një bashkim vlerash, për begatinë, të ardhmen por në themel jemi bashkim për vlera.E kam pasur të qartë që gjatë këtyre muajve vendimtar që e kanë shndërruar BE-në, jemi të mendimit se në Ballkanin Perëndimor shikojmë lëvizje transformative por kemi të njëjtin drejtim. Këtë e shikojmë dhe në integrimin ekonomik, në mënyrën se si u përballëm me krizën e energjisë, se si u harmonizuam në formë masive për energjinë e rinovueshme që në të ardhmen e afërt të jemi një i vetëm në këtë infrastrukturë që po ndërtojmë tani”,u shpreh ajo.

Teksa, theks të veçant ajo iu ka dhënë edhe universiteteve, pasi ka shtuar se nuk ka asgjë më bindëse se të rinjtë të rriten në të njëjtin nivel arsimor

“Një shembull tjetër është nisma për universitetet sepse asgjë nuk është më bindëse se të rinjtë që rriten në të njëjtin nivel arsimor. Lufta e ashpër ka sjellë shumë përshpejtim dhe inkurajim për të ardhmen.”, përfundoi Von Der Leyen.

Ndër tjera, ajo ka vlerësuar mikpritjen shqiptare, ndërsa vuri në dukje edhe njëherë mbështetjen e BE për rajonin.

“Ka qenë përvojë fantasitke që tëbishim në Tiranë. Jeni mikpritës i shkëlqyer, nuk kemi për ta harruar ndonjëhere atë shfaqje që pamë. Mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra. Ne besojmë thellësisht se duhet të punojmë së bashku. Ju thatë që jeni gati të jepni jetën. Ne nuk duam jetën tuaj, ne duam jetët tona, të jetojmë jetët tona së bashku”, ka thënë ajo.





Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika