BE-ja nuk arrin marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse

Negociatorët e Bashkimit Evropian kanë dështuar që të arrijnë marrëveshje mbi embargon ndaj naftës ruse. Megjithatë, do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur një pajtim para nisjes së samitit të BE-së, që do të mbahet më 30 maj

Ilustrim

Negociatorët e Bashkimit Evropian kanë dështuar që të arrijnë marrëveshje mbi embargon ndaj naftës ruse.

Megjithatë, sipas një zyrtari të bllokut, do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur një pajtim para nisjes së samitit të BE-së, që do të mbahet më 30 maj.

Shtetet e BE-së po diskutojnë për një propozim, sipas të cilit, shtetet anëtare do të pranonin të vendosnin ndalesë për furnizimet me naftën ruse që vijnë përmes detit për në BE, deri në fund të vitit, shkruan Reuters.

Përjashtime do t’iu mundësoheshin disa shteteve si, Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, që të pranojnë naftë përmes tubacionit rus Druzhba, që është i gjatë katër mijë kilometra.

Ilustrim

Më 2021, Rusia ka dërguar afër 720 mijë fuçi në ditë të naftës së papërpunuar në rafineritë evropiane përmes tubacionit të saj kryesor në rajon, krahasuar me 1.57 milion fuçi në ditë përmes dërgesave me anije në portet e Baltikut, Detit të Zi dhe Arktik.

Shumica e dërgesave përmes tubacioneve shkojnë në Gjermani dhe Poloni, por këto dy shtete kanë lënë të kuptohet se do të tentojnë të ulin varësinë e tyre nga furnizimet ruse, pavarësisht çdo veprimi që mund të ndërmarrë BE-ja.

Liderët e BE-së do të takohen më 30-31 maj për të diskutuar për sanksionet e reja të mundshme kundër Moskës, përfshirë edhe embargon ndaj naftës, për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika