BE-ja i ofron zgjidhje Serbisë, o me BE-në o me Rusinë

Dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian (BE), Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, dërguan letër në Beograd lidhur me sanksionet për Rusinë.

Serbia deri më tani nuk e ka përshtatur politikën e saj me vendet anëtare të BE-së, të cilat dëshirojnë që Beogradi t’i bashkohet me sanksione konkrete për Rusinë.

“Në kohën e agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, një shteti sovran dhe të pavarur, presim nga Serbia, që si vend kandidat, që është duke negociuar për anëtarësim, gradualisht të përshtatet me qëndrimet e BE-së, përfshirë edhe me deklaratat dhe masat kufizuese, në përputhje me kornizën e negociatave BE-Serbi”, thuhet në letrën e dërguar në Beograd.

Serbia është shtet kandidat për të hyrë në bllokun që ka 27 vende anëtare. Por Serbinë do ta presin “detyra të mëdha” pas formimit të institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të tre prillit.

Aleksandar Vuçiq

“BE-ja pret të angazhohet me presidentin dhe Qeverinë e ardhshme për të çuar përpara vendimin strategjik të Serbisë për t’u anëtarësuar në BE.

Serbia duhet t’i normalizojë edhe raportet me Kosovën nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që përcakton dinamikën e përgjithshme të procesit të negociatave të anëtarësimit”, thuhet ndër të tjera në letrën e dyshes Borrell – Varhelyi.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i ndërmjetësuar nga BE

Këta të fundit e inkurajojnë Serbinë që të dëshmojë rezultate reale dhe të prekshme, posaçërisht në sundimin e ligjit.

Shija e redaktorit

Libraria “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të Hermann...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse tash do të jenë të perkthyer shqip për lexuesit,...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika