BE-ja paralajmëron vendosjen e patrullave të FRONTEX-it në Serbi

Bashkimi Evropian dhe Serbia pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për vendosjen e patrullave të FRONTEX-it brenda territorit serb, duke mundësuar operacione të përbashkëta për menaxhimin e migrimit ilegal dhe luftimin e krimeve tejkufitare

Pjesëtar të FRONTEX-it, fotografi ilustruese.

Këshilli i Bashkimit Evropian pritet të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë për vendosjen e patrullave nga Agjencia Evropiane e Rojave Kufitare (FRONTEX) në territorin serb.

Marrëveshja e re do të mundësojë operacione të përbashkëta për menaxhimin e migrimit ilegal dhe luftimin e krimeve tejkufitare, duke përfshirë dislokimin e ekipeve menaxhuese kufitare të FRONTEX-it në Serbi.

Serbia ndodhet në të ashtuquajturën “Rrugë Ballkanike”, e cila, pavarësisht rrethojave, kamerave të vëzhgimit dhe patrullave të përbashkëta kufitare, është rruga e dytë më aktive e migrantëve, sipas raporteve të FRONTEX-it.

“Marrëveshja do t’u mundësojë BE-së dhe Serbisë që të organizojnë operacione të përbashkëta që do të përfshinin FRONTEX-in dhe gardën kufitare të Serbisë. Kjo, po ashtu, do të thotë se ekipet menaxhuese kufitare të FRONTEX-it mund të dislokohen në Serbi. Ato do t’i ndihmojnë Serbisë për të menaxhuar valët e migrimit, të veprojë kundër imigrimit të paligjshëm dhe të luftojë kundër krimeve tejkufitare”, thuhet në njoftimin e Këshillit të BE-së, transmeton Radio Evropa e Lirë.

BE-ja edhe deri më tash ka pasur një marrëveshje bashkëpunimi me Serbinë për këtë çështje, por ajo mundësonte veprimet e FRONTEX-it vetëm në kufijtë e vendeve të BE-së me Serbinë.

Marrëveshja e re do të mundësojë vendosjen e FRONTEX-it brenda territorit të Serbisë.

BE-ja ka marrëveshje të ngjashme edhe me Moldavinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

FRONTEX është agjencia e BE-së përgjegjëse për zbatimin e menaxhimit të integruar evropian të kufijve, funksionimin efektiv të kontrollit kufitar në kufijtë e jashtëm të BE-së në koordinim me autoritetet kombëtare të shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve të Shengenit (Islanda, Zvicra, Lihtenshtajni dhe Norvegjia).

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika