BE-ja po pezullon kundërmasat ndaj SHBA-së
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se Bashkimi Evropian dëshiron t’i japë mundësi negociatave për të arritur një marrëveshje. Ajo ka theksuar se, derisa po finalizohet miratimi i kundërmasave të BE-së, ato do të pezullohen për një periudhë prej 90 ditësh. “Nëse negociatat nuk do të japin rezultat të kënaqshëm, kundërmasat […]
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se Bashkimi Evropian dëshiron t’i japë mundësi negociatave për të arritur një marrëveshje.
Ajo ka theksuar se, derisa po finalizohet miratimi i kundërmasave të BE-së, ato do të pezullohen për një periudhë prej 90 ditësh.
“Nëse negociatat nuk do të japin rezultat të kënaqshëm, kundërmasat tona do të hyjnë në fuqi,” ka deklaruar Von der Leyen.
Ajo ka shtuar se puna përgatitore për kundërmasa të tjera vazhdon.
Kujtojmë se presidenti Donald Trump kishte vendosur një tarifë prej 20% ndaj BE-së, ndërsa kundërtarifat e BE-së përfshinin një taksë prej 25% për produkte të ndryshme amerikane, përfshirë bajame, lëng portokalli, shpendë, fasule soje, çelik, alumin, duhan dhe jahta.















