BE-ja takohet për paketën e ndihmës për Ukrainën

Një samit i posaçëm i Bashkimit Evropian mbahet më 1 shkurt në Bruksel, ku do të diskutohet për paketën e ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 500 milionë eurosh

Ilustrim

Një samit i posaçëm i Bashkimit Evropian mbahet më 1 shkurt në Bruksel, ku do të diskutohet për paketën e ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 500 milionë eurosh. Ndaj kësaj pakete të ndihmës, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kishte vendosur veto në dhjetorin e vitit të kaluar.

Ukraina ka nevojë urgjente për ndihmë financiare dhe ushtarake, në mes të sinjaleve për një lodhje politike të Perëndimit, përderisa pushtimi rus i Ukrainës është afër dyvjetorit.

Duke shtuar shqetësimet e Kievit, një projektligj shtesë për shqetësimet që përfshin 61 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën është bllokuar nga Kongresi amerikan, mes kundërshtimeve të ligjvënësve republikanë.

Orban, i vetmi udhëheq i BE-së që ende ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, vazhdimisht ka pasur mosmarrëveshje me udhëheqësit e tjerë të bllokut lidhur me masat për të ndihmuar Ukrainën që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ai ka shprehur kundërshtime ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe madje ka hedhur idenë e mbajtjes së bisedimeve të paqes mes Moskës dhe Kievit.

Në samit, udhëheqësit e 27 shteteve anëtare të bllokut duhet që në mënyrë unanime të mbështesin paketën e ndihmës për Ukrainën, që do të financohet nga buxheti i përbashkët i BE-së.

Budapesti ka dhënë sinjale se do të pajtohet për paketën, nëse rishqyrtimi buxhetor do të bëhet çdo vit, duke i dhënë të drejtën Orbanit të drejtën e vendosjes së vetos. Por, deri më tani, BE-ja është pajtuar për një debat vjetor lidhur me ndihmën.

Sipas burimeve, qëndrimi i Hungarisë në këtë samit mbetet i paqartë.

Orban, populist i krahut të djathtë që është në pushtet që nga viti 2010, është përballur me kritika se kundërshtimi i tij për ndihmën e BE-së për Ukrainën përbën shantazh të bllokut për miliarda euro fonde, që BE-ja ka ngrirë për Hungarinë për shkak të shqetësimeve të Brukselit për nivelin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Budapest.

Para samitit, ministrat e Mbrojtjes të bllokut u takuan në një takim joformal më 31 janar në Bruksel për të diskutuar për nevojën e forcimit të industrisë së mbrojtjes së bllokut dhe për ndihmën ushtarake për Ukrainën./REL

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika