BE-ja thirrje që të ndalet retorika nxitëse, Vuçiq sërish flet për dhunë

Pavarësisht kërkesës së BE-së që të evitohet gjuha nxitëse, gjatë ditëspresidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sërish ka folur për dhunë. Ai këtë e ka bërë kur ka folur vendimin e Qeverisë së Kosovës për përdorimin e targave kosovare në veri, çka sipas tij, mund të bëhet vetëm me anë të dhunës. Në Kosovë, ka qenë presidentja Vjosa Osmani që ka kërkuar nga BE-ja që të bëjë më shumë kundër veprimeve të liderëve serb

Takimi n^ mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiq

Pak ditë para takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Brukseli zyrtar ka tentuar të qetësojë palët në dialog.

Por, kërkesa që u përcoll nga zëdhënësja e BE-së, Nabila Nasrrali, që palët t’u japin fund armiqësive pas gjuhës së përdorur, nuk është përfillur shumë.

Gjatë një paraqitjeje në media, presidenti Vuçiq, ka treguar se në çfarë forme mund të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë kosovare për përdorimin e targave kosovare, dhe opsioni i vetëm sipas tij, është dhuna.

“Kjo mund të bëhet vetëm me dhunë, por mos prisni që Serbia t’iu ndihmojë në rregullimin ligjor të problemit. Ne jemi të interesuar të diskutojmë gjithçka. Nuk kemi problem me temat. Duam të flasim për Asociacionin e komunave serbe. Nëse thonë se nuk është në përputhje me Kushtetutën, atëherë nuk na duhet një e tillë në përputhje me kushtetutën, sepse një komunitet të tillë mund ta formojë çdo qytetar”, ka deklaruar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Pas kundërpërgjigjes që Vuçiqit i erdhi nga kryeministri Kurti, për deklaratat se qeveria kosovare synon të eliminojë serbët në veri, në debat është përfshirë edhe presidentja Vjosa Osmani.

Bashkimi Evropian, sipas Presidentes Osmani, do të duhet që të merret më shumë me Serbinë.

“Ne presim që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave  destabilizuse ndaj rajonit të cilat i shërbejnë Rusisë. Nuk mund të ketë ekuivalencë të trajtimit të palëve kur qartazi Serbia është agresori dhe është ajo që po përdor retorik luftë nxitëse në raport më Kosovën. Presim që sinjale të qarta nga BE të japin në raport më Serbinë”, është shprehur presidentja Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Deklaratat e fundit nga liderë politikë, nxitën reagime të shumta, me tensionet e ngritura në pjesën veriore të Kosovës, pas vendimeve të qeverisë për targat dhe dokumentet identifikuese.

Të njëjtat, pas pezullimit të përkohshëm, pritet të fillojnë së zbatuari nga 1 shtatori.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika