BE-ja ultimatum kamionëve nga Rusia e Bjellorusia për të lëshuar vendin

Ultimatumi i BE-së para vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, ka shkaktuar kolona të gjata të kamionëve në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë

Bashkimi Evropian (BE) i ka dhënë ultimatum kamionëve nga Rusia dhe Bjellorusia të cilët gjenden brenda territorit, që të lëshojnë vendin para se të vihen sanksionet e reja. Si rezultat i kësaj gjendjeje, është krijuar një kolonë e gjatë kamionësh në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusi.

Sipas mediave, brenda BE-së, kolona ka arritur deri në 80 km, ndërsa koha e pritjes në kufi thuhet se është deri në 33 orë.

Nga sanksionet e reja thuhet se do të shpëtojnë vetëm kamionët që transportojnë ilaçe, postë ose produkte nafte, madje thuhet se për ta lejohet edhe hyrja edhe dalja nga BE.

Sanksionet e BE-së janë pjesë e luftës ekonomike të vendeve kundër agresionit rus në Ukrainë.

Nga afati i caktuar për largim, ka frikë te shoferët e kamionëve se nuk do të arrijnë të dalin nga BE para afatit të caktuar.

ilustrimi

Ende mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me mijëra kamionë që nuk do të arrijnë ta kalojnë kufirin, ndërsa, një ndër mundësit, thuhet se mund të jetë sekuestrimi i kamionëve nga autoritetet e BE-së.

Sipas një zyrtari polak, kjo mund të çojë në reciprocitet, dhe një veprim i tillë do të rrezikonte që të ndërmerreshin masa të ngjashme kundër kamionëve polakë dhe vendeve të tjera të BE-së që përdorin territorin e Rusisë dhe Bjellorusisë gjatë kthimit për në shtëpi.

Përveç Rusisë, është sanksionuar dhe aleati kryesor i saj Bjellorusia.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika