BE: Kosova ka të drejtë me vendimin për targat

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se në fillim të kësaj jave, Brukseli "u informua, por nuk u konsultua" për planet e autoriteteve në Kosovë, lidhur me targat dhe lirinë e lëvizjes në territorin e Kosovës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Për vendimin e Qeverisë së Kosvës për targat, ka reaguar edhe zëdhënësi I BE-së, Peter Stano, i cili deklaroi se Kosova ka të drejtë të heqë targat KM, por që këtë ta bëjë gradualisht.

“Sipas marrëveshjeve nga dialogu për lirinë e lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, Kosova ka të drejtë që gradualisht të heqë targat KM (të lëshuara nga Serbia). Marrëveshjet janë të qarta se në Kosovë përdoren vetëm targa të lëshuara nga Kosova”, ka thënë Stano, njofton ENS.

Gjithashtu, ai shtoi së është e rëndësishme që të jepet kohë e majftushme për zbatimin e këtij plani, dhe se duhet të jetë në përputhje më praktikat e mira evropiane.

Ai shtoi se liria e lëvizjes është gurthemel I Bashkimit Evropian.

“Liria e lëvizjes është gurthemeli i Bashkimit Evropian. Ne presim që edhe Kosova edhe Serbia të promovojnë lirinë e lëvizjes në rajon dhe të veprojnë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim dhe të mos vendosin ndonjë pengesë të paarsyeshme që do të kufizonte lirinë e lëvizjes”, tha Stano.

Stano u bëri thirrje të dyja paleve, që ta përdorin dialogun si një platformë për t’i zgjidhur mosmarrveshjet.

“BE pret që Kosova dhe Serbia të ushqejnë një mjedis të favorshëm për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve të tyre. Ky është çelësi për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që palët duhet të tani fokusohu”, ka shtuar Stano.

Qeveria e Republikës së Kosovës, të mërkurën e 29 qershorit, ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilë​n ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Qeveria merr vendim për reciprocitet të targave me Serbinë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika