BE: Kosova u pajtua që menjëherë të zvogëlojë praninë policore në ndërtesat komunale në veri

Nga takimi Lajçak-Bislimi, BE ka deklaruar për Dukagjinin se zvogëlimi i menjëhershëm të prezencës së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale,vlerësimet e përbashkëta të Kosovës me KFOR dhe EULEX si dhe inkurajimi për zgjedhje të parakohshme janë disa nga hapat që Kosova është dakorduar t'i zbatojë

Zvogëlimi i pranisë policore në ndërtesat komunale në veri të vendit, është kërkesa të cilën Kosova është pajtuar të zbatojë, ka thënë BE-ja për Dukagjinin.

Në një përgjigje për Dukagjinin, nga BE-ja kanë deklaruar se emisari Lajçak dhe zëvëndëskryeministri Bislimi diskutuan përgjigjen e Kosovës ndaj kërkesave të BE-së për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

“Ata diskutuan përgjigjen e Kosovës ndaj kërkesave të BE-së për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, organizimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në 4 komunat veriore dhe kthimin në zbatimin e Marrëveshjeve të Dialogut, sipas deklaratës së BE27 të 3 qershorit. Ata ranë dakord për hapat e parë prioritar të Kosovës në të gjitha këto 3 fusha. Këto përfshijnë zvogëlimin e menjëhershëm të prezencës së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale, Kosovën që kryen rregullisht vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe me KFOR-in sipas rastit, për të vlerësuar mundësinë e zvogëlimit të mëtejshëm të kësaj pranie, duke mos ndërmarrë asnjë lëvizje që mund të përshkallëzojë situatën dhe nxitjen për zgjedhje të parakohshme lokale, si dhe vendosjen e bazës së nevojshme ligjore”, kanë thënë nga BE.

Ndryshe, bëhet e ditur se BE ka ftuar kryenegociatorët e dialogut Kosovë-Serbi javën e ardhshme në Bruksel.

“EUSR-ja ka ftuar kryenegociatorët në Bruksel javën e ardhshme, për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e Marrëveshjes së re për Rrugën e Normalizimit dhe aneksin e zbatimit të saj, me shpresën që palët të bien dakord për hapat e ardhshëm që mundësojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes. fillojë pa vonesë të mëtejshme’, kanë thënë nga BE.

Tashmë, Qeveria e Kosovës ka treguar se ka rënë dakord që zvogëlimi i pranisë policore përreth ndërtesave komunale të bëhet në masën e 25 për qind.

Pika e dytë përfshin vlerësimin e gjendjes nga KFOR e EULEX, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri pas verës.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika