BE kritikon vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe: Politizimi dëmton procesin zgjedhor

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Sipas BE-së, një vendim i tillë përbën hap të gabuar dhe rrezikon standardet e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës.

“BE në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 28 dhjetorit.

Politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe parti të tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, thuhet në reagim.

 

Me dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, partia më e madhe e serbëve në Kosovë mbeti jashtë listës së subjekteve të miratuara për garë.

Ashtu si në zgjedhjet e 9 shkurtit, edhe kësaj radhe mungoi shumica e nevojshme për certifikim.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika