BE: Nesër në Bruksel diskutohet për çështjen e dinarit
Çështja e dinarit serb pritet të diskutohet në takimin e nesërm në Bruksel. Kështu është bërë e ditur nga zëdhënësja e BE-së për çështje të Politikes së Jashtme dhe Sigurisë, Nabila Masralli, e cila ka deklaruar se pala kosovare dhe ajo e Serbisë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. “Ajo që unë mund të them është se […]
Çështja e dinarit serb pritet të diskutohet në takimin e nesërm në Bruksel.
Kështu është bërë e ditur nga zëdhënësja e BE-së për çështje të Politikes së Jashtme dhe Sigurisë, Nabila Masralli, e cila ka deklaruar se pala kosovare dhe ajo e Serbisë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
“Ajo që unë mund të them është se po, do të kemi takim nesër. Takimi i nesërm është takim i dialogut, i cili do të fokusohet në zgjidhjet e çështjeve të hapura lidhur me vendimin e fundit për qarkullimin e valutave nga Banka Qendrore e Kosovës. Takimi do të nisë në mëngjes dhe do të ketë rrjedhën e takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut. Dhe po, të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre“, ka thënë ajo.
Pjesëmarrjen në këtë takim për Dukagjinin e ka konfirmuar Banka Qendrore e Kosovës.
BQK-ja ka theksuar se janë të gatshëm për takime me Bankën Popullore të Serbisë, për t’i diskutuar detajet lidhur me dinarin serb.















