BE pritet ta “dënojë” Serbinë nëse nuk heq dorë nga neutraliteti për Ukrainën

Një draft-strategji e përgatitur nga Parlamenti Evropian, e ka shqetësuar Serbinë. Në të thuhet se Beogradi duhet të heq dorë nga politika e neutralitetit për luftën në Ukrainë, sepse përndryshe do të bllokohet anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq theksoi se po punon vetëm në interes të Serbisë, përderisa analistët në Kosovë besojnë se Serbia nuk mund ta vazhdoj edhe gjatë politikën e saj të neutralitetit

Ilustrim





Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian pritet të kushtëzohet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kërkesa është bërë pjesë e draft-raportit të strategjisë së zgjerimit të BE-së.

Këtë stratregji e ka përgatitur deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Piculla, i cili është raportues i Parlamentit Evropian për strategjinë.

Ky zhvillim nuk është pritur aspak mirë në Serbi.

“Kemi qëndruar tashmë 200 ditë me një politikë të qëndrueshme. Ju keni ata që me çdo kusht do të bënin atë që kërkon Perëndimi, dhe gjithashtu keni nga ata që thonë se nuk keni nevojë të bëni asgjë, dhe ata paguhen nga Perëndimi. Rruga e Serbisë është me gjemba, por është një rrugë që merr parasysh interesat e Serbisë, jo interesat personale. Unë nuk po luftoj për Putinin apo Bidenin, por për Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

Në këtë deklarime për mediat, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq theksoi se presionet do të rriten.

E njohësi i integrimeve Evropiane, Agron Hoti, tregon për masat që mund t’i ndërmarrë BE-ja karshi Serbisë.

“Aspekti i parë ka të bëjë me suspendimin apo peuzullimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropain dhe masa e dytë mund të jetë reduktimi apo ndërprerja e tërësishme e fondeve të cilat Serbia i merr nga Bashkimi Evropian në baza vjetore”, ka thënë Hoti.

Serbia, sipas Belgzim Kamberit nga Instituti “Musine Kokalari”, nuk do ta vazhdojë gjatë politikën e neutralitetit.

“Është vështirë të parashihet që Serbia në një afat të mesëm dhe në një afat të gjatë, të vazhdojë këtë politikën e neutralitetit, për shkak të qarjeve çdo herë e më të mëdhaja që po ndodhin midis Perëndimit dhe Rusisë në përgjithësi”, ka thënë Kamberi.

Kamberi thekson se në rastin e luftës në Ukrainë, neutraliteti është një qëndrim paradoskal i diplomacisë serbe.

“Është një qëndrim i cili edhe pak nuk ka kuptim nga perspektiva e Kosovës. Sepse, realisht ajo që po e bën Rusia në Ukrainë është ajo që e dënon Serbia, sepse për atë realisht Perëndimi ka ndërhyrë në Kosovë ndaj një shteti sovran. Dhe kjo nuk ka kuptim shumë nga perspektiva e argumentit të Serbisë. Por, për shkak të Kosovës dhe më shumë për shkak të interesit të vetos ruse në OKB ndaj Kosovës, ata po detyrohen faktikisht të mbrojnë Rusinë”.

Javën e kaluar, Serbia nënshkroi një marrëveshje për konsultime në fushën e politikës së Jashtme me Rusinë.

Kjo siç duket solli zhgënjim në disa qarqe në Bashkimin Evropian.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika