BE: Raporti i ODHIR-it konfirmon shqetësimet për parregullsi në zgjedhjet në Serbi

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar në raportin përfundimtar të OSBE-së për zgjedhjet në Serbi, duke konfirmuar shqetësimet e BE-së për parregullsi zgjedhore. Ai kërkon që Serbia të adresojë këto shqetësime në mënyrë transparente, duke theksuar nevojën për përmirësime të dukshme në procesin zgjedhor

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme (BE), Peter Stano.

Bashkimi Evropian vlerëson se raporti përfundimtar i zyrës për demokraci, institucione dhe të drejta të njeriut së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për zgjedhjet në Serbi “konfirmon shqetësimet e BE-së” dhe kërkon që Serbia t’i adresojë raportet për parregullsi në zgjedhje në mënyrë transparente.

Kështu ka deklaruar përmes një postimi të bërë në emër të BE-së, zëdhënësi i këtij institucioni, Peter Stano.

Ky ishte reagimi i parë i BE-së pas publikimit të raportit të ODHIR-it.

ODHIR-i ka monitoruar zgjedhjet e mbajtura në Serbi vitin e kaluar, ndërsa vëzhgues në ato zgjedhje ka pasur edhe nga Parlamenti Evropian.

Edhe deputetët e Parlamentit Evropian kishin raportuar një varg parregullsish në zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore, dhe përmes një rezolute urgjente kishin kërkuar hetim ndërkombëtar për parregullsitë.

“Raporti final i ODHIR-it për zgjedhjet në Serbi konfirmon shqetësimet e BE-së: procesi zgjedhor ka nevojë për përmirësime të dukshme dhe reformat të mëtejme. Raportet për parregullsi duhet të hetohen në mënyrë transparente, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale”, ka thënë Stano.

“BE-ja mirëpret shprehjen e gatishmërisë së autoriteteve në Serbi për të punuar në zbatimin e rekomandimeve. Nuk ka kohë për të humbur në prag të zgjedhjeve të ardhshme në vend”, ka shtuar ai, raporton REL.

Në raportin e ODIHR–it, të publikuar më 28 shkurt, u tha se në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Serbisë “ka dominuar pjesëmarrja vendimtare e presidentit [të Serbisë, Aleksandar Vuçiq], që së bashku me përparësitë sistematike të partisë së pushtet [Partisë Progresive Serbe], ka krijuar kushte jo të barabarta për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor”.

Aty po ashtu u tha se në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, mes tjerash, liritë themelore në përgjithësi janë respektuar, por në fushatën zgjedhore ka pasur një retorikë të ashpër, anshmëri në raportimet e mediave në shtetërore dhe keqpërdorim të resurseve publike.

Raporti konstaton po ashtu se nuk janë përdorur në mënyrë të mjaftueshme mekanizmat për parandalimin e frikësimit dhe presionit ndaj votuesve.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika