BE rrit me 500 milionë euro ndihmën ushtarake për Ukrainën

Ministrat e Jashtëm të BE-së bien dakord për ndihma të mëtejshme ushtarake për Ukrainën. Varshava do t’i kërkojë zyrtarisht Berlinit miratim për transferimin nga arsenali i saj i tankeve gjermane ‘Leoprad‘ në Ukrainë

Bashkimi Evropian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Ministrat e Jashtëm të BE-së të hënën miratuan në Bruksel një ndihmë të mëtejshme prej 500 milionë eurosh, përmes së cilës do të financohen blerjet e përbashkëta të armëve dhe municionit, bëjnë të ditur diplomatët. Kështu që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës shuma e vënë në dispozicion arrin në 3,6 miliardë euro.

Këto para dalin nga një fond i posaçëm në buxhetin e BE-së, i ashtuquajturi fond për facilitetin e paqes, në të cilin Gjermania si ekonomia më e madhe në grupin e 27 vendeve financon rreth një të pestën e fondit.

Përveç kësaj ministri i Jashtëm Ukrainas Dmytro Kuleba i lidhur përmes video-konferencës u ka kërkuar homologëve të tij në BE tanke, sanksione të mëtejshme kundër rusëve dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, sikurse shkruan ai vet në rrjetin e komunikimit Twitter.

“Ne na duhen hapa të guximshëm e me vendosmëri, për të siguruar fitoren e Ukrainës më 2023”, thekson ai, shkruan DW.

Ministrat e Jashtëm të BE-së u konsultuan gjithashtu për paketën e 10-të sanksioneve kundër Rusisë, që do të miratohet në njëvjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës, më 24 shkurt.

Sipas diplomatëve është parashikuar ndër të tjera që të vendoset një tavan për çmimin e naftës dhe derivateve të saj. Për këtë është i nevojshëm një vendim unanim mes vendeve anëtare.

Polonia do të paraqesë kërkesë zyrtare për transferimin e tankeve gjerman “Leopard”

Polonia do t’i kërkojë lejen qeverisë gjermane, që të miratojë dërgimin nga Varshava të tankeve “Leopard” nga arsenali i saj në Ukrainë. Këtë e vuri në dukje kryeministri polak, Mateusz Moraviecki. Ai nuk përmendi një datë konkrete se kur do të shtrohet kjo kërkesë.

Më parë erdhi deklarata e ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock, sipas së cilës qeveria gjermane nuk do ta pengojë furnizimin e tankeve Leopard në Ukrainë përmes Polonisë.

Duke folur në intervistë me televizionin francez LCI, Baerbock tha, se “nëse na pyesin, nuk do të nxjerrim pengesa”, por “deri tani nuk na kanë pyetur për këtë”. Krahas Polonisë edhe Finlanda është shprehur e gatshme të dërgojë tanke Leopard nga arsenali i saj në Ukrainë.

Por meqë këto tanke janë prodhim gjerman, është i nevojshëm miratimi i qeverisë gjermane për furnizimin e këtyre arsenaleve në vende të treta.

BE rrit presionin ndaj Berlinit

I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel tha, se preferon furnizimin.

“Ne jemi këtu për të diskutuar mbi këtë çështje”, tha ai përpara një bisede përmes videos me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Megjithatë vendimi është në kompetencën e Berlinit.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn tha, se kancelari Olaf Scholz ka “një përgjegjësi të madhe, për të ndërmarrë një hap”.

Evropianet përpara ofensivës ruse që pritet në pranverë duhet të garantojnë, se “edhe materiali i duhur është në dispozicion në mënyrë që Ukrainë të mund të mbrohet”.

Sipas Asselborn-it Kievit i duhen të paktën 300 tanke, Është fakt, “që vetëm tanket “Leopard” janë kaq të pranishëm në Evropë”, tha ai duke iu referuar rreth 2000 tankeve të këtij tipi në arsenalet evropiane.

Ushtria gjermane (Bundeswehr) fillon me zhvendosjen e sistemeve të mbrojtjes nga ajri Patriot në Poloni. Këto bateri mbrojtëse, sipas Ministrisë së Brendshme, do të zhvendosen nga Gnoien në Mecklenburg-Poremani në juglindje të Polonisë në kufirin me Ukrainën.

Fjala është për dy nga tre sistemet patriot, që do të kontribuojnë për mbrojtjen e hapësirës ajrore polake dhe do të përforcojnë mbrojtjen nga ajri në krahun lindor të NATO-s.

Sistemet e mbrojtura nga toka Patriot janë të lëvizshme dhe pedalet e qitjes mund të montohen në kamionë për t’u transportuar.

Një Bateri Patriot mund të mbajë në shënjestër deri në 50 objektiva dhe mund të luftojë pesë objekte fluturuese njëkohësisht. Gjermania i ofroi sistemet Patriot, pasi në mes të nëntorit në territorin e kufirit polak goditi një raketë nga Ukraina.

 

 

Shija e redaktorit

Komuna e Prishtinës publikon çmimet e reja për trafikun urban

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të...

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Libraria Dukagjini vjen me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë. Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë...

Më të lexuarat

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, 25-vjeçari nga Kosova...

Një 25-vjeçar nga Kosova është ndaluar në Morinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania. Policia njofton se i riu me inicialet J. D,...

Qytetari tregon si i mbeti kamioni në barikada, tregon se...

Një qytetar ka treguar se si i ka mbetur kamioni në barrikadat e vendosura në Veri të Mitrovicës. Ai thotë se i maskuari, duke...

‘Rikthehet’ analisti Dardan Gashi në Debat Plus me sondazh të...

Analisti Dardan Gashi, është rikthyer në emisionin Debat Plus në RTV Dukagnini, pasi kishte lëshuar debatin në mënyrë demostrative pas shfaqjes së një sondazhi...

Të fundit nga rubrika