BE-së i kërkohet heqja e masave ndaj Kosovës dhe hetim i plotë për sulmin terrorist në Banjskë

13 kryesues të komiteteve për punë të jashtme nëpër Evropë i kanë bërë thirrje përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, që t’i largojnë të gjitha masat negative ndaj Kosovës

Alicia Kearns, deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe.

Kryesuesja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka njoftuar se 13 kryesues të komiteteve për punë të jashtme nëpër Evropë i kanë bërë thirrje përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, që t’i largojnë të gjitha masat negative ndaj Kosovës.

Pos kësaj, ata kanë kërkuar të bëhet një hetim i plotë për sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Sot 13 kryesues të komiteteve parlamentare nëpër Evropë u kanë bërë thirrje Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut që të njoftojnë në Samitin BE – Ballkan Perëndimor: fundin e gjitha masave negative ndaj Kosovës dhe hetimin e plotë ndaj sulmit në Banjskë dhe të publikojnë rezultatet”, ka shkruar Kearns në platformën X.

Ajo thotë se krimineli serb, Millan Radojçiq, duhet të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë.

Sipas saj, nuk ja asnjë justifikim që Serbia ta mbrojë atë.

“Milan Radojçiq ka rrëfyer sulmin. Ai duhet të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me gjyqin. Nuk ka asnjë justifikim që Serbia të mbrojë Radoiçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij nga përballja me drejtësinë për krimet e tyre”, shtoi Kearns.

Ajo ka falënderuar kryesuesit që u mblodhën gjatë 24 orëve të fundit për të nxitur BE-në që të miratojë një qasje më të drejtë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Paqja kërkon drejtësi dhe llogaridhënie, të dyja aktualisht mungojnë”, shtoi deputetja britanike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika