Tabelat me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe, që ishin me shkrime çirilicë në komunat veriore të enjten janë zëvendësuar me tabela zyrtare.

Për këtë ka reaguar shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, i cili u ka bërë thirrje institucioneve kosovare që të zbatojnë këtë proces vetëm pas konsultimit me komsionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Me nismën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, ka shkruar Szunyog në X.

“Kjo do të thotë të merren parasysh komunitetet e prekura”, ka shtuar shefi i BE-së në Kosovë.

🧵On the recent initiative to replace the official signs indicating the names of places in the north of #Kosovo, I appeal to the authorities to implement the process only after consulting with the Language Commissioner & by positively interpreting the Law on the Use of Languages.

— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 15, 2024

Vetëm pas një dite që u vendosën pothuajse të gjitha tabelat e vendbanimeve në gjuhën shqipe që janë vendosur ditën e së enjtes në veri të Kosovës janë ngjyrosur gjatë natës.

Në shumicën prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej në gjuhën shqipe.