Bebe Rexha dhe David Guetta me album të ri

Bebe Rexha dhe David Guetta po planifikojnë të bëjnë një album dance së bashku

David-Guetta-and-Bebe-Rexha

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha dhe producenti David Guetta po planifikojnë që së bashku ta realizojnë një album të muzikës dance.

Dyshja u ribashkua së fundmi për realizimin e hitit “I’m Good (Blue)”, dhe këngëtarja 33-vjeçare tashmë ka ide të mëdha rreth albumit të saj të ardhshëm, ani pse gjatë muajit prill do të publikojë albumin e ri me titull “Bebe”.

“Unë e kam finalizuar një album dhe tashmë po mendoj për projektin e radhës. E kam në mendje një album të zhanrit dance dhe David ka kohë që po ma propozon një gjë të tillë”, ka thënë Bebe Rexha gjatë një interviste për gazetën “Daily Star”.

Derisa me kalimin e viteve, dy yjet e muzikës kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore, në këtë pikë ata e konsiderojnë njëri-tjetrin më shumë si familje dhe jo vetëm bashkëpunëtorë.

“Nganjëherë e nervozoj atë dhe ai mua nga pak. Para ca ditësh më dërgoi mesazh ku thoshte se më do shumë, ani pse më konsideron si një motër bezdisëse. Kështu e konsideroj edhe unë atë, një vëlla me të cilin kam grindje të vogla por e dua shumë”.

Ndërkohë, ëndrra e kamotshme e Bebes u realizua së fundmi, kjo pasi ylli i muzikës country, Dolly Parton, pranoi të jetë pjesë e këngës “Seasons” që është pjesë e albumit të ri.

“Ne arritëm të kontaktojmë me Dollyn dhe ia dërguam këngën. Një javë më vonë, ajo na dërgoi vokalin e saj dhe unë qava herën e parë që e dëgjova. Kënga bën fjalë për ndryshimin e stinëve dhe gjithashtu dëshirën e njeriut për të ndryshuar për mirë, pasi ka ngecur në një cikël të errët të shprehive të këqija. Dolly ishte e mahnitshme në pjesën e saj të këngës, ku fol për shikimin e vetes në pasqyrë, faktin që ndihet ende si një fëmijë dhe se askush nuk të paralajmëron se ti lind dhe vdes i vetëm. Është një perspektivë e veçantë për jetën sepse vjen nga ajo”, deklaroi kantautorja për revistën “Metro”.

“BEBE” e shënon albumin e tretë të këngëtares të incizuar në studio dhe vjen pas atij të vitit 2021, “Better Mistakes”.

Nga ajo kohë, Rexha i ka publikuar disa këngë dhe bashkëpunime interesante si, “Chain My Heart” me artistin Tobias Topic, “It’s You, Not Me (Sabotage)” me Masked Wolf dhe “I’m Good (Blue)” me David Guetta.

Para fillimit të verës, Rexha do t’i realizojë 20 koncerte nëpër qytete të ndryshme të Amerikës Veriore si, Chicago, Toronto, Philadelphia, Orlando, San Diego dhe të tjerë. Turneu fillon më 31 maj në Phoenix të Arizonas, kurse përfundon me 30 qershor në Los Angeles.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika