Bebe Rexha fiton çmim në “iHeartRadio Music Awards 2023” për këngën “I’m Good” me David Guettan

Bebe Rexha ka fituar çmimin "Kënga më e mirë e zhanrit Dance" për “I’m Good (Blue)” me David Guettan

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2023” është mbajtur të hënën e 27 marsit.

Kjo ceremoni prestigjioze u mbajt në “The Dolby Theatre” në Los Angeles.

Dhe në këtë vit, iHeartMusic Radio Awards është në vitin e tij të dhjetë dhe do të nderojë emrat më të mëdhenj të muzikës, nga Taylor Swift, te Doja Cat, Lizzo dhe Harry Styles.

Në këtë mbrëmje të çmimeve, kanë marrë pjesë edhe dy këngëtaret me prejardhje shqiptare e me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua Lipa ka qenë e nominuar gjithsej në shtatë kategori, por nuk ka arritur të shpërblehet me ndonjë çmim.

Ndërsa artistja me origjinë nga Dibra në anën tjetër u përfshi në dy kategori dhe fitoi ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ për “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika