Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë gjatë koncertit
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është gjuajtur në fytyrë me telefon teksa ishte në një koncert në New York City të dielën. Kantautorja 33-vjeçare po performon në një koncert të dielën, në turneun e saj “Best F’n Night Of My Life”, ajo u sulmua gjatë momentit që po bënte shqiponjën me duar. Pas një […]
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është gjuajtur në fytyrë me telefon teksa ishte në një koncert në New York City të dielën. Kantautorja 33-vjeçare po performon në një koncert të dielën, në turneun e saj “Best F’n Night Of My Life”, ajo u sulmua gjatë momentit që po bënte shqiponjën me duar.
Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për Grammy ra në gjunjë me kokën e ulur.
Një numër i fansave të Rexhës shkruan në Twitter për të reaguar ndaj sulmit të pakuptimtë ndaj yllit të popit.
Bebe Rexha plagoset në skenë pasi një fans i hodhi telefonin. pic.twitter.com/jaZ2cigtJy
— Pop Crave (@PopCrave) 19 qershor 2023
“Bebe është fjalë për fjalë një nga njerëzit më të ëmbël dhe pa problem në industrinë e muzikës, ajo nuk e meriton këtë… disa prej jush me të vërtetë duhet ta lini të qetë” shkroi një fans.
Një tjetër fans i këngëtares shkroi, “Absolutisht një shfaqje e mrekullueshme nga një fans që i hodhi telefonit, shpresojmë që ajo të jetë mirë pas kësaj.’
Nëna e Bebe Rexhës zbuloi se asaj iu desh të bënte tri qepje pasi dikush nga audienca i hodhi një telefon në fytyrë gjatë koncertit të saj.















