“Bedelët nëpër degë, e dështimi për t’i bërë opozitë më të keqes që nga çlirimi”, Lladrovci kërkon reformë në PDK
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar dorëheqjen e Memli Krasniqit nga udhëheqja e Partisë Demokratike të Kosovës, duke kërkuar që përveç urimeve dhe mesazheve të unitetit, të adresohet edhe përgjegjësia brenda partisë. Lladrovci tha se dy ditët e fundit janë karakterizuar me deklarime miqësore dhe përgëzime nga drejtues të PDK-së dhe qytetarë, të cilat […]
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar dorëheqjen e Memli Krasniqit nga udhëheqja e Partisë Demokratike të Kosovës, duke kërkuar që përveç urimeve dhe mesazheve të unitetit, të adresohet edhe përgjegjësia brenda partisë.
Lladrovci tha se dy ditët e fundit janë karakterizuar me deklarime miqësore dhe përgëzime nga drejtues të PDK-së dhe qytetarë, të cilat kanë nxjerrë në pah të kaluarën dhe përkushtimin për unitet.
Por ai theksoi se kjo nuk mjafton, nëse nuk trajtohet organizimi i brendshëm dhe strukturat që sipas tij kanë prodhuar “bedelë nëpër degë” dhe kanë dështuar të bëjnë opozitë efektive ndaj qeverisë Kurti.
“Dy ditë, deklarime, përgëzime dhe urime nga drejtues qendror e lokal të PDK-së dhe qytetarë, kanë vënë në pah të kaluaren dhe zotimin për unitet, pas dorëheqjes së z. Krasniqi. Qëndrime miqësore e me mirëkuptim, është e kuptueshme.















