Bedri Hamza i përmend edhe Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin në hapjen e fushatës, jo veç Thaçin e Veselin

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-së që po mbahen në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por me emra i ka përmendur edhe Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Vizioni ynë i ka rrënjët në punë. Dhe puna është pjesë e ADN-së sonë. Njëjtë siç është rezistenca dhe patriotizmi i pakusht. Nuk ka shembull ma të mirë sesa ai i liderëve tanë, themeluesve të shtetit të Kosovës, që edhe 25 vjet pas çlirimit po e mbrojnë sakrificën e tyre dhe të popullit për lirinë. Dhe jam i bindur, që shumë shpejt, ata do të dalin fitues dhe do të kthehen në mesin tonë! Një duartrokitje të madhe ju lutem, për presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacin Jakup, Rexhën dhe bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në Hagë”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se kemi shumë shembuj të qytetarëve që e kanë vendosur Kosovën të parën, duke e vendosur edhe para vetes.

Hamza ka thënë se gjatë kësaj fushate, ka pasur nderin të takoj shumë heronj të përditshmërisë sonë.

“Kam takuar burra, që me duar të plasaritura sigurojnë bukën e përditshme. Nëna që me forcë të pashtershme i mbajnë familjet. Kam takuar të rinj të talentuar, gjithandej Kosovës, të cilët me energji të madhe punojnë për një të ardhme ma të mirë. Janë këta njerëz, forca e heshtur e Kosovës, ata që më inspirojnë. Ata më bindin se mund ta ndërtojmë një Kosovë, ku çdo sakrificë shpërblehet. Ky vizion për një Kosovë ma të mirë, ku secili qytetar përparon, nuk është një ëndërr. Është premtim. Një premtim për çdo familje, çdo të ri e të re, çdo të moshuar, që do të punoj pa u ndalur për t’ua përmirësuar mirëqenien në shtetin tonë. Kosova mundet ma mirë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika