Bedri Hamza: Së bashku po e nisim një kapitull shprese, uniteti dhe progresi

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dalë para përkrahësve të PDK-së në tubimin e hapjes së fushatës zyrtare.

Hamza i ka falënderuar qytetarëtpër mbështetjen dhe entuziazmin dhe që besojnë tek ai.

“Mbi të gjitha, faleminderit për bindjen tuaj që Kosova mundet ma mirë! Jeni ju, qytetarët optimistë, premtimi ma i mirë për vendin tonë. E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Jam i bindur që qytetarët do të vendosin për drejtimin duhur që duhet të marrë shteti jonë. Unë qëndroj para jush i gatshëm për t’ju udhëhequr. Sepse, së bashku dua ta nisim një kapitull të ri. Një kapitull shprese, uniteti dhe progresi! Sot jemi mbledhur këtu, jo vetëm si individë, por edhe si forcë e bashkuar. Jemi këtu të bindur se Kosova meriton më shumë mundësi, më shumë dinjitet dhe më shumë prosperitet. Bashkë mund ta ndërtojmë një Kosovë ma të mirë”, ka thënë Hamza.

Ai ka se me çdo qelizë të tij beson se Kosova mundet ma mirë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika